Lajme

Kovaçevski: Propozimi për “Asociacion të komunave shqiptare në RMV” është joevropian dhe anti-amerikan

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë kategorikisht propozimin e Alternativës për formimin e një bashkësie të komunave shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Kovaçevski tha se kjo ide është joserioze, si dhe është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit.

“Një ide joserioze. Së pari, marrëdhëniet në vend zgjidhen me Marrëveshjen e Ohrit dhe ku garantojnë SHBA dhe BE. Bazuar në atë marrëveshje, Maqedonia e Veriut sot është një shembull i bashkëjetesës dhe të drejtave të të gjitha komuniteteve etnike në vend. Në Kosovë ekziston një marrëveshje tjetër që është nënshkruar midis dy palëve që zgjidh problemet që ekzistonin në të kaluarën”.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Nga kjo unë mendoj se ky propozim është i papranueshëm, joserioz dhe i treti duke pasur parasysh që së bashku ne kemi rregulluar të drejtat tona dhe jemi bërë anëtar i NATO-s dhe ne jemi duke negociuar me BE -në, një propozim i tillë është joveropian dhe anti-amerikan. Ata që e mbrojnë këtë ose janë të painformuar ose nuk kanë parë mirë marrëveshjet që zgjidhin çështjet e identitetit”, tha Kovaçevski.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ajo çfarë për Kovaçevskin është joevropiane dhe anti-amerikane, është pikërisht çfarë Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja nxisin Kosovën të bëjë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *