Deputetja britanike pyet treshen evropiane: Pse po e rrënjosni territorializmin një-etnik në Kosovë?
Deputetja britanike, Alicia Kearns, mjaft e zëshme dhe përkrahëse e madhe e Kosovës, ka reaguar ndaj letrës së krerëve të shteteve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë drejtuar kryeministrit Kurti, një ditë para takimit në Bruksel.
Në Twitter, duke përmendur emrat e ministrave të jashtëm të këtyre vendeve, ajo i ka pyetur se “pse po kërkohet të rrënjësohet territorializmi një-etnik në kosovë”? duke aluduar në ndarjen që rrezikon Kosova pas themelimit të Asociacionit.
Poshtë kësaj pyetje, ajo ka shpërndarë edhe letrën e bërë publike të dielën.
Në letrën e Macron, Scholz dhe Meloni, i kërkohet pranimi i planit evropiane dhe fillmi i zbatimit të marrëveshjeve, përfshirë edhe Asociacionin. /kosovapost/
Why are @ABaerbock, @MinColonna and @Antonio_Tajani seeking to entrench ethno-territorialism in Kosovo? https://t.co/W5D4PqWLbV
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) February 26, 2023
Rruga Press