Lajme

Kumanovë, anulohet koncerti i nxënësve shqiptarë, ankohen për diskriminim

Dhjetëra nxënës shqiptar të shkollës fillore të muzikës “Pançe Peshev” në Kumanovë mbetën me instrumente në duar dhe nuk realizuan koncertin e një dite më parë, të paraparë të mbahet në Qendrën e Kulturës. Kështu thanë prindërit dhe mësimdhënësit shqiptar të kësaj shkolle duke shtuar se shkak i anulimit të koncertit është drejtoresha e shkollës, gjegjësisht ushtruese e detyrës Sandra Zojçevska e cila, sipas mësimdhënësve, kishte urdhëruar që nxënësit në këtë koncert mos të prezantohen si nxënës të shkollës amë, paralelja në gjuhën shqipe.

“Drejtoresha e shkollës urdhëron që emri I shkollës së muzikës “Pançe Peshev”, gjegjësisht paralelja e gjuhës shqipe nuk duhet të potencohet në asnjë mënyrë. Kështu që, ju mund ta mbani, ta realizoni koncertin por ai koncert të emërohet si koncert I fëmijëve duke e anashkaluar të drejtën e prezantimit të shkollës amë. Paralelja e gjuhës shqipe është e formuar me statut, ka statut në këtë shkollë dhe ne mendojmë se gjithkund ku prezantohemi me fëmijët tanë duhet të prezantohemi si nxënës të paraleles së gjuhës shqipe pranë shkollës fillore “Pançe Peshev” dhe ne vendosëm që atë koncert ta anulojmë, mos ta mbajmë”, tha Rami Mustafa, mësimdhënës.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Mustafa tha se paraprakisht drejtoresha e shkollës kishte qenë e njoftuar gojarisht po edhe me shkrim për mbajtjen e koncertit dhe deri në momentin e fundit nuk kishte pasur asnjë reagim negativ. Alsat përmes telefonit kontaktoi me drejtoreshën Sandra Zojceva. Para se ta kuptoj se për çfarë po e kërkojmë komunikimi me të ishte shumë I mirë, në momentin që treguam se jemi gazetar tha se gjendet jashtë vendit dhe mund ta kërkojmë pas të hënës.

“Si ishte momenti kur e kuptove se po anulohet koncerti? Në momentin kur e dëgjova se nuk e mbajmë shumë keq u ndjeva, I mërzitur sepse tre muaj kam ushtru, tre muaj jemi përgatit”, u shpreh një nxënës.

Të revoltuar u shprehën edhe prindërit e fëmijëve. Thanë se kanë vërejtje të shumta për drejtoreshën në fjalë e që ka të bëj më diskriminimin etnik.

“Në bazë të vendimit të saj ajo është në kontradiktë me vetveten sepse nuk lejon që të promovohen vlerat e shkollës. Fëmijët tanë e promovojnë shkollën “Pançe Peshev”, e promovojnë kuadrin e stafin pedagogjik që është aty. Një revolt mjaft e madhe është se fëmijëve tentohet që tu ndërpritet ëndrra për shkollim, ky është tmerri më i madh që unë si prind e shoh te drejtoresha”, deklaroi një prind.

Për këtë problematikë, mësimdhënësit thanë se kanë njoftuar të gjitha institucionet përkatëse. Në rast se nuk ndërmerren masa konkrete thonë se do të jenë të detyruar të kërkojnë ndarjen e paraleleve, respektivisht paralelet shqipe të funksionojnë si paralele të veçanta me kuadër dhe staf të plot. /Alsat.mk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *