Argument

“I gjithë shteti i angazhuar për të fshehur vràsjèn e Xhoit nga Kenia”

Vrasja e 22-vjeçares kenianie Xhoi Aoko ka revoltuar opinionin publik në Shqipëri. Kjo për shkak se ngjarja fillimisht u fsheh dhe më pas hetimet thuajse ishin inekzistente.

Opozita thotë se qeveria po fsheh vrasjen e kenianies. Ndërsa gazetari Klodian Tomorri ka një pyetje për të gjithë policët, prokurorët dhe politikanët.

“Që Shqipëria ka qeveri dhe shtet të korruptuar, këtë e dinë të gjithë. Dhe njerëzit kanë bërë paqe me këtë punë, nuk u bën më përshtypje. P.sh lajmet e vjedhjeve flagrante janë lajmet që bëjnë më pak zhurmë sot në publik.

Por që vritet njeriu, të mos e hetojë askush dhe madje të angazhohet gjithë shteti për të mbajtur ngjarjen fshehur, ky është fundi i fundeve. Këta nuk paskan din e iman.

Po mirë, shpirt nuk kanë, por jam kurioz për një gjë. Këtyre policëve, prokurorëve apo politikanëve që kanë gisht tek kjo fshehja e ngjarjes së vajzës nga Kenia, nuk u shkon ndonjëherë në mend; po sikur të gjithë policët, prokurorët dhe politikanët e botës të ishin si këta?

Po sikur të njëjtën gjë t’ua bënin fëmijëve, motrave apo vëllezërve të tyre, që i kanë jashtë?” shkruan gazetari.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *