Lajme

Kurti për dialogun: Njohje reciproke si thelb, reciprocitet si princip

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se Kosova është treguar e përkushtuar sa i përket dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti ka deklaruar gjatë mbledhjes së 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, se statusi aktual i marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk është normal.

“Në raport me Serbinë, kemi marrë pjesë në takimet e bisedimit në Bruksel sa herë që jemi ftuar, kemi pritur emisarët specialë sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë e do të jemi të përkushtuar, konstruktiv, parimor e kreativ. Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve, statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë. Pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, ka deklaruar Kurti dy ditë para takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Lexo më shumë  Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se presin që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit 2024, ashtu siç është premtuar publikisht.

Kurti ka folur edhe për qeverisjen e partisë së tij në këto dy vjet, me ç’rast ka deklaruar se asnjë qeveri gjatë Kosovës së lirë nuk është përballur me vështirësi të natyrave globale si qeverisja e tij.

Lexo më shumë  “Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

“Pas tri javësh bëhen dy vite prej se kemi filluar të qeverisim, po arrijmë gjysmën e mandatit tonë. Janë dy vite plotë me punë pavarësisht vështirësive që po kalon e gjithë bota. Asnjë qeveri gjatë Kosovës së lirë nuk është përballur me vështirësi të tilla të natyrës globale”, ka thënë Kurti duke u shprehur krenar, për siç ka thënë, asnjë skandal korruptiv gjatë qeverisjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *