Lajme

PDIU e vetme në 14 maj. Idrizi: S’jemi ftuar asnjëherë për bashkëpunim nga askush nga PD-ja

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet konfirmon ndarjen e saj nga kampi opozitar, dhe deklaron se në zgjedhjet vendore të 14 majit ajo do të dalë më vete.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një deklaratë për media bën me dije se forca që ai drejton nuk është ftuar asnjëherë për bashkëpunim nga asnjë nga dy pjesët e PD-së.

Po ashtu, idrizi bën thirrje që shqiptarët nuk duhet të votojnë Fredi Bejlerin në bashkinë e Himarës, si produkt i marrëveshjes Berisha – Dule.

Në respekt të interesimit të mediave;

Bazuar në ndryshimet e fundit Kushtetuese për heqjen e koalicioneve, PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje.

Theksojmë që PDIU nuk është kontaktuar asnjëherë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.

PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje, që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen.

Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë e tyre dhe të të parëve të tyre dhe e dinë mirë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi ti vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët, por po kaq e padrejtë është dhe intimidimi, indiferenca e Partive Politike kryesore në këto 32 vite. Çështja Ҫame do të zgjidhet kur të gjitha partitë politike me mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, BE dhe Britani e madhe,  të vendosin të parin interesin kombëtar dhe jo partiak a të liderve të tyre.

PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrrje shqiptarëvë të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/ 26.12.2006, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *