Cilët vende anëtare të OKB-së votuan kundër tërheqjes së forcave ruse nga Ukraina dhe çfarë lloj sinjali dërgon kjo?
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me 141 vota pro dhe 32 abstenime, për t’i bërë thirrje Rusisë që të tërhiqet menjëherë dhe pa kushte nga Ukraina, gjë që është një shenjë se komuniteti ndërkombëtar nuk është lëkundur në vendosmërinë e tij për të dënuar veprimet e Rusisë.
Në total, 141 vende shprehën mbështetjen e tyre për rezolutën. Shtatë ishin kundër – Rusia, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Siria, Mali, Eritrea dhe Nikaragua, transmeton Telegrafi.
Në votimin e fundit, që u zhvillua menjëherë pasi Rusia aneksoi republikat në lindje të Ukrainës, Rusia u dënua me 143 pro dhe 5 kundër dhe 35 abstenime, shumica e tyre nga vendet afrikane.
Pas shpalljes së rezultateve shpërthyen duartrokitjet. Në anën tjetër, Rusia ka punuar shumë për t’i dhënë fund izolimit të saj duke vënë në dukje dëmin që Perëndimi i ka bërë duke dërguar armë në rajon ose duke vënë në dukje një krizë urie në rritje, duke fajësuar sanksionet perëndimore.
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba, tha se duke votuar për rezolutën e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 141 vende anëtare të OKB-së e bënë të qartë se Rusia duhet të ndalojë agresionin e saj të paligjshëm.
Rruga Press