Lajme

Gjykata në Lubjanë përgënjeshtron gazetarin slloven në rastin e Berishajt

Gjykata e Qarkut në Lubjanë ka bërë të ditur se padia e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ndaj kryeredaktorit të Planet TV, Mirko Mayer, nuk është mbyllur ende ligjërisht.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Anja Slak.

“Lidhur me pyetjen që ju i keni drejtuar Gjykatës së Qarkut në Lubjanë, 24/02/2023, lënda II K 45570/2022, ju përgjigjemi se lënda ende nuk është mbyllur ligjërisht”, është shprehur Slak për Klankosova.tv.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

Ndërsa dje, kryeredaktori i Planet TV, Mirko Mayer, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gjykata në Slloveni në rastin e hapur nga Berishajt është refuzuar në shkallën e dytë.

“Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoj se kjo dëshirë i është plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykata në shkallën e dytë”, shkroi dje Mayer.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *