1-vjetori i luftës në Ukrainë, Bideni: Putini mendoi se do të pushtonte Kievin dhe do të shpërbënte NATO-n
Me tre postime emocionale në llogarinë e tij në Twitter, presidenti amerikan Joe Biden theksoi pritshmëritë e Putinit një vit pas fillimit të pushtimit të Ukrainës dhe nënvizoi reagimin e fortë të Perëndimit ndaj aventurizmit rus.
“Kur Rusia sulmoi Ukrainën, Amerika dhe aleatët tanë u përgjigjën fuqishëm. Për sovranitetin kombëtar. Për demokracinë. Për lirinë”, tha Bideni.
Ai përmendi gjithashtu pamjet vizuale nga vizita e tij e fundit e papritur në Kiev, duke deklaruar gjithashtu se “E vizitova Kievin për të deklaruar se ne do të vazhdojmë të jemi të bashkuar, çfarëdo që të ndodhë.”
Në postimin e tij të dytë, Bideni kujton se “një vit më parë Putini mendoi se do të merrte shumë shpejt kontrollin e Kievit, por më pas ai u përball me trimërinë e Ukrainës dhe vullnetin e hekurt të kombeve kudo.
Në një postim të tretë në llogarinë e tij, presidenti amerikan thekson se Putini mendoi se NATO do të shpërbehej.
Përkundrazi, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë më parë”, theksoi ai.
Rruga Press