Lajme

Meta kritikon Dritan Abazoviqin për justifikimin e policisë: Reagim shumë zhgënjyes!

Pamjet dramatike nga dhunimi i Petraq Milos në kufirin me Malin e Zi nga policia e këtij vendi, kanë bërë xhiron e mediave. 

Mirëpo një deklaratë e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili u përpoq ta justifikonte dhunën, duke deklaruar se Milo mund të mos ketë respektuar rradhën, shkaktoi shumë zemërim në Shqipëri. 

Për këtë çështje ka folur kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili e ka patur Petraq Milon këshilltar të tij. 

Lexo më shumë  Knut Abraham i zhgënyer me Gjermaninë dhe Këshillin e Evropës: Në këtë 75-vjetor të KiE nuk ka shumë për të festuar

I ftuar në MCN TV, Meta e cilësoi deklaratën e Abazoviqit si “zhgënjyese”, ndërkohë që ngjarjen e quajti “të rëndë”. 

Kjo që ka ndodhur është shumë zhgënjyese. Herë pas herë aty ka një lloj trafiku, por sjellje të tilla nuk kemi dëgjuar. Ajo që kemi parë është shumë e rëndë. Ai ka qenë shumë korrekt, as ka reaguar negativisht, ka qenë shumë i qetë dhe i përmbajtur. Është e papranueshme. Edhe sikur të kishte ndodhur shkelje, ndalohet dhe vendoset gjobë apo bëhet veprim tjetër. Reagimi është zhgënjyes dhe është për të ardhur keq, sepse një qytetar ëhtë cënuar në mënyrë brutale dhe të papranueshme, duke qenë me familjen e tij. Qeveria e Malit të Zi duhet të kishte reaguar me kohë dhe duhet ti kishte marrë masat me kohë. Është për të ardhur keq kjo gjë që ka ndodhur.

Lexo më shumë  Kosova nuk është protektorat, është një shtet sovran/ Woelk: Sasia e ndërhyrjeve në punët e Kosovës është absurde dhe e patolerueshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *