Lajme

Petkoviqi reagon për festimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Beograd

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj festimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Beograd.

Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka postuar të mërkurën foto të organizimit të mbajtur në Zyrën ndërlidhëse në Beograd.

Festimi ka lenë një shije të hidhur tek qeveria shovene serbe, sa ato vështirë ta kalojnë.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Petkoviq e ka quajtur këtë si “provokim të pastër të Prishtinës”.

“Ky është provokim i pastër i Prishtinës! Sipas marrëveshjes, nuk ka Zyrë ndërlidhëse, por vetëm zyrtar ndërlidhës, zyra e të cilit ndodhen në ndërtesën e delegacionit të BE-së. Ky takim u organizua në sallonin e një apartamenti me qira të marrë nga zyrtari ndërlidhës i Prishtinës dhe nuk mund të jetë zyrtare. Fatkeqësisht disa të tillë, si Boshko Obradoviqi, u gëzuan për atë ngjarje që të sulmonin Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiqin. Abuzim i pastër dhe vrazhdësi edhe i opozitës serbe e edhe i Prishtinës. Ata janë përsëri në të njëjtin mision”, ka shkruar Petkoviqi në Twitter.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Mediumet serbe e kanë quajtur po ashtu “skandal” e “provokim”.

“Provokim i turpshëm në mes të Beogradit: Festohet pavarësia e shtetit të rremë të Kosovës”, është titulli i mediumeve “Informer” e “Alo”. “Provokim i hapur: Festohet pavarësia e Kosovës në mes të Beogradit”, titullohej artikulli i “Novostit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *