Bota

Mbi 90 përqind e qytetarëve të vendeve të BE-së mbështesin ndihmën e bllokut për Ukrainën

Mbi 90 përqind e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Evropian mbështesin ndihmën humanitare për Ukrainën, 88 përqind e tyre mbështesin strehimin e qytetarëve Ukrainas që ikin nga lufta, ndërsa 77 përqind i mbështesin sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë.

Këto janë gjetjet e anketës së Eurobarometrit të Agjencisë evropiane për hulumtimin e opinionit publik, e cila është publikuar të enjten nga Komisioni Evropian.

Sipas kësaj matje, 65 për qind e të anketuarve i mbështesin investimet e BE-së për furnizimin e Ukrainës me pajisje dhe armatim ushtarak.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në rritjen e mbështetjes së qytetarëve të BE-së për politikën e përbashkët evropiane të mbrojtjes dhe sigurisë. Këtë e mbështesin 77 për qind e qytetarëve, një rritje prej 16 përqind në krahasim me anketën e njëjtë të zhvilluar gjatë verës së vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Po ashtu, 84 përqind e qytetarëve të vendeve anëtare të bllokut e mbështesin tranzicionin energjetik, për zvogëlimin e varësisë nga gazi rus.

Eksportet e gazit natyror rus në BE besohet se do të zvogëlohen për gati 60 miliardë metra kub më 2023 në krahasim me 140 miliardë metra kub vitin e kaluar dhe gati 200 miliardë metra kub në nivelet para pandemisë së koronavirusit.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Pushtimi rus i Ukrainës, që nisi më 24 shkurt 2022, është një prej konflikteve më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Po ashtu, ka shkaktuar konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që prej krizës së raketave kubane të vitit 1962, kur Bashkimi Sovjetik dhe SHBA-ja ishin afër një lufte bërthamore.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *