Lajme

Afera McGonigal/ “Rama asgjë më shumë se Enveri që ndërpreu marrëdhëniet me SHBA-në”

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren, teksa ka kërkuar që të pranohet kërkesa e opozitës për të ngritur komisionin hetimor parlamentar për çështjen “Rama-McGonigal”.

Në këtë seancë vihet re se sërish kryeministri nuk ndodhet në Kuvend.

“Pamjet e shëmtuara të bllokimit të Parlamentit nga Garda për të mos lejuar deputetët përsëriten në këtë ushtrim force ushtarake ndaj deputetëve të zgjedhur.

Sot deputetët të përjashtuar nga ju kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë… ju keni urdhëruar Gardën të mos futen në mbledhje… kjo është shkelje e rëndë.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Deputeti që ankimohet për vendimin duhet të jetë prezent. Si mundet ju zonja kryetare që përjashtoni deputetë në emër të rregullores dhe shkelni rregulloren dhe vini këtu sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Kërkuam seancë pyetjesh që është urgjente e përcaktuar në rregullore që kryeministri duhet të ishte prezent…kemi dy javë që e kërkojmë.

Kemi kërkuar dy komisionet hetimore. Pse e shkel me këmbë ti Kushtetutën e më tregon mua rregulloren dhe më përjashton?

De jure të paktën ushtro autoritetin tënd se kemi kërkuar komision hetimor për atë thikën në zemër që i keni ngulur marrëdhënies me SHBA.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Jeni ju ata që keni cenuar marrëdhëniet me Amerikën. Rama asgjë më shumë se Enveri që ndërpreu marrëdhëniet me SHBA.

U sulmua siguria e Shqipërisë nga disa hakera e këtu morëm vendimin për marrëdhëniet me Iranin, kurse Edi Rama personalisht ka goditur sigurinë e SHBA duke korruptuar kryeagjentin e FB-së.

Kërkesa jonë është urgjente, të ngrihet ky komision e mos vazhdoni me këtë turp se ne e dimë pjesën që ju e keni turp, pa turp dhe ne e dimë mirë që lutja juaj e përditshme është që “kryeministër, turpin tonë të përditshëm na i falni sot”. Vini mbroni një njeri që ka shkelur marrëdhëniet miqësore”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *