Bota

Bjellorusia miraton ligjin për dënimin me vdekje, i vetmi shtet në Evropë që e praktikon

Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, ka miratuar dje një projektligj që parashikon dënim me vdekje për tradhti të lartë për nëpunësit civilë dhe anëtarët ushtarakë.

Kështu, Bjellorusia bëhet vendi i parë në Evropë që ka vendosur një projektligj të tillë, duke e shndërruar në shtetit më të frikshëm.

Projektligji pritet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, Këshilli i Republikës, përpara se lideri Alyaksandr Lukashenko, ta nënshkruajë këtë ligj.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Një ndër personat që po përballet me gjyq nën akuza për tradhti të lartë, “konspiracion për marrjen e pushtetit” dhe krijimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste, është liderja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, e cila po gjykohet në mungesë së bashku me disa aleatë të saj.

Që kur Lukashenko erdhi në pushtet në vitin 1994, në vend janë kryer më shumë se 400 ekzekutime.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *