Bota

Fjalimin e Putinit e ndoqi nga afër paramilitari serb, Bratislav Zhivkoviq, që u ofronte bashkëkombësve të tij nga 200 euro për të luftuar për rusët

Presidenti rus, Vladimir Putin mbajti sot fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit para parlamentit rus, në të cilin ndër të tjera pohoi se lufta në Ukrainë ishte nxitur nga Perëndimi dhe “regjimi i Kievit”.

Përveç përfaqësuesve rusë, në fjalimin e tij morën pjesë edhe të ftuar të shumtë, e në mesin e tyre ra në sy një burrë i veshur me uniformë ushtarake me dekorata të shumta dhe një simbol çetnik në mëngë.

Bëhet fjalë për Bratislav Zhivkoviqin, një komandant 42-vjeçar i çetnikëve, forcave paramilitare serbe, i cili luftoi në krah të separatistëve pro-rusë në provincat Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë në 2014 dhe 2015, si pjesë e organizatës së ekstremit të djathtë Unite Continentale.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Zhivkoviq e përcolli fjalimin e Putinit nga rreshtat e parë, duke tundur kokën me entuziazëm dhe duke regjistruar pjesë të fjalimit.

Në vitin 2018, Zhivkoviq u arrestua në Serbi nën dyshimin se organizoi pjesëmarrjen e serbëve në konfliktet e armatosura në Ukrainë, dhe u ofronte atyre 200 euro në muaj për këtë.

Zhivkoviq po hetohet nga Prokuroria e Ukrainës, për rolin e tij në sulmet ndaj forcave ukrainase në provincat e lartpërmendura të Ukrainës.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Informacioni i fundit për Zhivkoviqin u shfaq në media vitin e kaluar, kur u raportua se ishte plagosur rëndë dhe po trajtohej në Moskë, dhe se në fjalimin e Putinit kishte mbërritur me paterica.

Para se të fillonte fjalimi, ai postoi një video në Facebookun e tij në të cilën u drejtohej ndjekësve të tij.

“Është një nder i madh, kam marrë një ftesë të veçantë për të marrë pjesë në këtë ngjarje”, tha ai, më pas vazhdoi me transmetimin e drejtpërdrejtë të pjesëve të fjalimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *