Bota

Një vit luftë: Si po i humb Rusia territoret ukrainase

Në muajt e parë të agresionit, Rusia pati pushtuar 132 mijë kilometra katrorë tokë ukrainase, ndërsa tani në prag të njëvjetorit të luftës e ka humbur një të pestën e tij.

Mediumi britanik The Guardian analizoi të dhënat e Institutit për Studimin e Luftës, ku theksohet se tani Rusia i ka nën pushtim vetëm 40 mijë kilometra katrorë. Analiza tregon se Rusia ende po i kontrollon pjesërisht tokat në secilin nga katër rajonet që i aneksoi ilegalisht vitin e kaluar – Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia dhe Donetsk.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Megjithatë, rënia ruse mori vrull nga 30 shtatori, kur Rusia humbi shumicën e tokave, me përjashtim të Zaporizhzhias.

Humbja e thellë u regjistrua në Kherson, ku deri në shtator kontrollonte 93 përqind të vendit, e tani vetëm 73 përqind, ndërsa disa lokalitete tashmë janë çliruar plotësisht nga Ukraina.

Gjithsej, në pesë rajone, Chernihiv, Kiev, Sumy, Zhytomyr dhe Mykolaiv, ukrainasit i kanë dëbuar plotësisht forcat ruse. Vetëm 1 për qind të territorit e ka Rusia në Kharkiv, ku gjatë verës së kaluar ishin zhvilluar luftime të ashpra.

Lexo më shumë  Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

Ky përvjetor i luftës do ta gjejë presidentin rus, Vladimir Putin, pa realizim të qëllimeve. Ai tha të martën se luftën e ka nxitur Perëndimi, ndërsa Rusia vetëm po mbrohet me forcat e saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *