Bota

Putini gënjen haptazi në fjalimin e gjatë

Të martën, gjatë një fjalimi para deputetëve dhe popullit rus, në prag të njëvjetorit të nisjes së luftës në Ukrainë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, foli për “përpjekjet e regjimit në Kiev për t’u furnizuar me armë bërthamore”.

Megjithatë, siç shkruan “BBC”, në një analizë të kësaj deklarate ka nxjerrë në rrenë presidentin rus.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Kur ishte pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, armët bërthamore ishin me bazë në Ukrainë. Por u hoqën kur Ukraina iu bashkua Traktatit të mospërhapjes bërthamore më 1994. Në vitin 2021, ambasadori ukrainas në Gjermani sugjeroi që nëse Ukraina s’do t’i bashkohej NATO-s, mund të duhet ta rishqyrtojë statusin e saj pa armë bërthamore. Gjithsesi, Qeveria në Kiev nuk ka shprehur qëllime për t’u pajisur me armë bërthamore dhe një dokument strategjik ushtarak i publikuar më 2021, nuk iu referua fare. Dhe po ashtu, mbikëqyrësi i Kombeve të Bashkuara për armët bërthamore, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), ka thënë se s’ka shenja në Ukrainë për ‘devijim të materialit bërthamor, të destinuar për aktivitete paqësore apo qëllime të tjera”, thuhet në analizën që i është bërë pretendimit të Putinit.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *