Bota

Teksa Putini i drejtohet kombit, OKB shpërndan shifrat e civilëve të vrârȅ në Ukrainë

Ndërkohë që Putin po mban një fjalim të gjatë në Moskë drejtuar kombit, Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka nxjerrë sot shifrat e viktimave civile gjatë një viti të luftës në Ukrainë.

Vdekjet e verifikuara tani janë 8,006 me 13,287 të tjerë, të plagosur.

Megjithatë Matilda Bogner, përfaqësuese e misionit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë, paralajmëroi se shifra reale është shumë më e lartë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Në veçanti, mungojnë shifrat e detajuara nga qyteti i Mariupolit”, tha Bogner.

OKB-ja ka dokumentuar mbi 2,000 vdekje atje, por gjithashtu ka prova anekdotike nga të burgosurit rusë, njëri prej të cilëve i tha OKB-së se ushtarëve rusë iu dhanë kuota për të mbledhur të paktën një kamion plot me trupa në ditë në Mariupol.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *