Gjeopolitikë

Aleanca e rrezikshme e diktaturave moderne kundër Perëndimit demokratik

Pasi e shtypi me gjak revoltën e fundit popullore, regjimi i Ajatollahëve dhe i Pasdaran në Iran po i forcon aleancat e tij ndërkombëtare. Udhëtimi i presidentit Ebrahim Raisi në Pekin ditët e fundit, shënon rifillimin e paktit të bashkëpunimit strategjik midis Iranit dhe Kinës të nënshkruar që në vitin 2021 me një objektiv të qartë: të zyrtarizojë ndërtimin e një bllokade antiperëndimore të diktaturave, jo vetëm në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak, por mbi të gjitha në atë politik, madje edhe atë ideologjik.

Një pakt që parashikon padyshim mbështetjen e plotë të Xi Jinping për programin bërthamor të Iranit.

Dallimi i madh midis politikës së blloqeve të shekullit të kaluar dhe aleancave që po krijohen pas kthesës epokale që solli pushtimi rus i Ukrainës, gjithçka qëndron në përcaktimin dhe ekzaltimin jo vetëm të një aleance instrumentale midis shteteve me sisteme dhe ideologji nga më të ndryshmet, por në propozimin e një sistemi të plotë vlerash të përbashkëta të një modeli parimesh, të jetës antiperëndimore, të marrëdhënieve.

Kjo u sqarua menjëherë nga Moska nga Patriarku Kirill, ndërsa është përsëritur vazhdimisht nga Vladimir Putin dhe Xi Jinping.

Këta të fundit lartësojnë hapur “vlerat e përbashkëta” të 2 regjimeve.

Nga pikëpamja e Kinës, kjo aleancë e re është një hap më tej krahasuar me vetë “Nismën e Rrugës dhe Brezit”, e cila synon të konsolidojë ekspansionizmin kinez nga pikëpamja ekonomike dhe që për më tepër, po përpiqet të ngrihet që gradualisht të përfundojë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Sot, Pekini, Moska dhe Teherani po ndërtojnë haptazi një bosht të varur nga parimet e përgjithshme ideologjike që lartësojnë refuzimin e demokracisë pjesëmarrëse, të respektimit të të drejtave të personit dhe të individit, të pakicave, apo të respektimit të parimit të mosndërhyrjes midis kombeve.

Kështu u hartua dhe u zyrtarizua një “Kartë e Vlerave” idiote antiperëndimore, e cila është shumë më kërcënuese se ajo e Boshtit të së Keqes që denoncoi dhe ndaj së cilës luftoi dikur presidenti amerikan Xhorxh W.Bush. Me takimin e tij me XI Jinping, Ebrahim Raisi përfaqëson sot një aleancë autokracish të bazuar te një parti e vetme që ka një qëllim shumë më të gjerë sesa vetëm bashkëpunimi ekonomik dhe ai ushtarak.

Blloku që tashmë e sheh Kinën si partnerin e parë tregtar të Iranit, dhe Rusinë si një partner strategjik solid të Teheranit që nga koha e pushtimit të ambasadës amerikane në 1979, është sot një partner solid në zhvillimin e programit drejt bombës atomike dhe jo rastësisht blerësi i dronëve efektivë iranianë që po i shkaktojnë kaq shumë dëme ushtrisë ukrainase.

Ky bllok synon të tërheqë në gjirin e tij edhe vende nga Afrika dhe Amerika Latine në një aleancë të artikuluar dhe plot me komplekse antiperëndimore. Ky është ripropozimi në kushtet e tjera i sfidës sistematike që lëshoi Bashkimi Sovjetik në vitet 1950-1960 ndaj Europës dhe SHBA-së.

Në atë kohë, modeli komunist i partisë së vetme diktatoriale, i ekonomisë së planifikuar dhe i ateizmit shtetëror, iu propozua botës si një alternativë ndaj modelit të demokracive parlamentare dhe ekonomisë së tregut. Aleancat e Moskës në atë kohë, shpërfillnin shpesh dhe në një mënyrë të paskrupullt ndarjen ideologjike.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Mendoni pak për bllokun e vendeve arabe të udhëhequr shpesh nga ish-udhëheqja naziste.

Sot, pasi kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga shembja e BRSS dhe modeli i tij komunist, Kina, Rusia dhe Irani po propozojnë një model alternativ tinëzar përkundrejt demokracisë, i cili bazohet në ekzaltimin e ekonomisë kapitaliste të tregut, edhe nëse flukset e saj janë të kontrolluara nga një shtet centralizues.

Por, pasi ka inkorporuar, asimiluar dhe zhvilluar kapitalizmi, një shtet që nuk bazohet më te planifikimi qendror merr përsipër detyrën e menaxhimit dhe drejtimit përmes instrumenteve të forcës, një vizion të njeriut, një ideologji, në kundërshtim me atë perëndimore, strumbullari i të cilit – dhe kjo është risia e bujshme – është feja shtetërore: Kisha Ortodokse në Rusi, Konfucianizmi Maoist në Kinë dhe Islami Shiit në Iran.

Një bllok i ri aleance, i bazuar te vlerat antiperëndimore, dhe që është larg të qenit i izoluar në skenën ndërkombëtare, siç tregohet nga refuzimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë nga shumë vende në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Një bllok që mbështet në çdo mënyrë agresionin rus kundër Ukrainës, rreziqet e të cilit për demokracitë perëndimore shkojnë përtej mbrojtjes së ligjit ndërkombëtar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *