Bota

“Perëndimi nxori xhindin nga shishja”, Putini: NATO po krijonte baza ushtarake dhe laboratorë biologjikë në kufijtë rusë

Presidenti despotik i Rusisë Vladimir Putin ka mbajtur fjalimin e tij kryesor mbi planet e tij për luftën në Ukrainë. Putini tha se Rusia po përballet me një moment “shumë të vështirë” .

Putini tha se Ukraina kishte kërkuar ndihmë, ajo më pas ia punoi “pas shpinës” dhe “po përgatiste një skenar krejtësisht tjetër”.

“Udhëheqësit perëndimorë po diskutonin furnizimin me armë bërthamore në Ukrainë përpara se të fillonte ‘operacioni special ushtarak’ i Rusisë një vit më parë”, pretendoi Vladimir Putini.

Ai tha se Perëndimi kishte dërguar tashmë pajisje të rënda ushtarake, avionë dhe sisteme mbrojtëse në Ukrainë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“NATO po krijonte baza ushtarake dhe laboratorë biologjikë në kufijtë rusë.

Ata po thoshin “gënjeshtra të neveritshme” kur flisnin për marrëveshjet e Minskut”, deklaroi Putini.

Marrëveshjet e Minskut u nënshkruan në 2014 dhe 2015 dhe u përpoqën të siguronin një armëpushim midis qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Duke iu kthyer SHBA-së, ai thotë se “asnjë vend tjetër në botë” nuk ka aq shumë baza ushtarake të huaja.

“Ata kanë qindra baza ushtarake në mbarë botën, i gjithë planeti është i mbushur me bazat e tyre”.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Vladimir Putini tha se Perëndimi “e liroi xhindin nga shishja” në 10 vitet para luftës. Ai tha gjithashtu se akuzat në Konferencën e fundit të Sigurisë në Mynih janë bërë për të mbuluar këtë të vërtetë.

Sipas tij, Perëndimi po krijon imazhin e Rusisë si një armik për të larguar vëmendjen nga korrupsioni në vendet e tyre dhe problemet socio-ekonmike.

Presidenti rus shtoi se vendet perëndimore po përpiqen ta kthejnë konfliktin e Ukrainës në një konfrontim global me Rusinë dhe se ekzistenca e Rusisë ishte në rrezik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *