Bota

Revoltohet OBSH: Askush nuk po e ndihmon Sirinë e shkatërruar nga tërmeti

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se është e shqetësuar nga mungesa e ndihmave të nevojshme për pjesën veriperëndimore të Sirisë të prekur nga tërmetet.

Drejtori për situatat emergjente globale të OBSH-së, Mike Ryan në një deklaratë për gazetarët tha se “është shumë e qartë se zona për të cilën ka më shumë shqetësime aktualisht është pjesa veriperëndimore e Sirisë”.

Ai theksoi se tërmeti ka prekur edhe rajonet që kontrollon regjimi në Siri, por që njerëzit mund të sigurojnë qasje në shërbimet që ka atje.

Lexo më shumë  BE-ja thotë se ‘do të përgjigjet me vendosmëri’ nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

“Duhet të kujtojmë që në Siri ka një luftë e cila vazhdon prej 10 vitesh. Sistemi shëndetësor është jashtëzakonisht i brishtë”, deklaroi Ryan.

Duke përmendur rëndësinë e hapjes së përkohshme të disa pikave kufitare në kuadër të ndihmave humanitare, Ryan tha se për momentin janë fokusuar për ndihmat e njerëzve.

OBSH-ja, thirrjen e saj për mbështetje me 43 milionë dollarë për punimet që zhvillohen në Turqinë dhe Sirinë e prekur nga tërmetet, tha se e ka rritur në 84,5 milionë.

Lexo më shumë  Nga tarifat e Trumpit përfiton vetëm Kina, thotë shefja e BE-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *