Lajme

Kurti në 15-vjetorin e Pavarësisë: Ekuilibri për pakicat s’duhet prishur me formula eksperimentuese

Shënimi i 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka nisur me mbledhjen e kabinetit qeveritar. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë herë festa ka nisur me mbledhje qeveritare sepse duan të përçohet mesazhi se përveç festës, Kosovës i duhet edhe puna, se “pavarësia jonë u arrit përmes luftës dhe sakrificës, por pavarësia jonë do të rritet vetëm përmes punës”.

Kurti ka deklaruar se në këtë përvjetor Kosova mburret me të drejtat që u jep pakicave etnike. Ai ka shtuar se askund në Evropë pakicat nuk kanë më shumë të drejta se në Kosovë.

“Sot në këtë 15 vjetor të pavarësisë është vendi të mburremi me diçka që Kosova e bën shumë mirë, e kemi fjalën për të drejtat që u japim pakicave etnike. Askund në Evropë minoritetet nuk gëzojnë të drejta në çdo nivel si te ne. Na përket ne të përkujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet me formula eksperimentuese që kudo që janë provuar nuk kanë sjellë rezultate të mira”.

Lexo më shumë  Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Nuk ndalen protestat, lajmërohet marshimi i radhës

Kurti ka veçuar dy përgjegjësi që duhet t’i kenë të qarta të gjithë shqiptarët e Kosovës.

“Te përgjegjësitë tonë duhet dalluar dy sosh, e para të kemi parasysh trashëgiminë tonë, amanetin e gjeneratave që kanë dhënë djersën e gjakun për lirinë e Kosovës edhe nuk kanë arritur ta shijojnë atë. Çdo ditë e jona duhet të nisë me përkujtimin e këtij amaneti. Ky amanet është i paneglizhueshëm sepse nuk erdhëm këtu nga zeroja, Kosova nuk është produkt i rastësisë por i historisë së vet. E dyta, duhet të kemi parasysh të rinjtë, edhe atyre që nuk kanë lindur ende e të cilëve duhet tu lëmë një Kosovë më të mirë sesa ajo që e kemi gjetur”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

Kurti ka shtuar se në 20-vjetorin e pavarësisë duan që arsyet që të rinjtë zgjedhin Kosovën për një të ardhme të jenë të shumëfishuara.

“Kosova është shembull i demokracisë në këtë rajon problematik si Ballkani. Nëse në vendet tjera institucionet japin model, në Kosovë modelin e japin qytetarët dhe institucionet bëjnë përpjekje të ecin pas tyre. Pavarësia jonë është rezultat i historisë sonë shekullore”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *