Lajme

Ambasada e Kosovës në Tiranë organizon pritjen zyrtare për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës/ Durmishi: Progresi i Kosovës në këto 15 vite është rezultativ dhe më i madh se mosha e shtetit

Me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shqipëri organizoi pritjen zyrtare, në nder të kësaj dite të shënuar. Ndër të ftuarit ishte dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin zyrtarë të lartë të shtetit, personalitete nga jeta politike, akademike e kulturore. Pjesë e ceremonisë ishte edhe Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme, znj. Olta Xhaçka, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Ermonela Felaj dhe përfaqësues të institucioneve tjera.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori Skender Durmishi ka folur për rëndësinë e kësaj date si dhe raportet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve tona duke vlerësuar lart rolin dhe mbështetjen e Shqipërisë në të gjitha fazat e shtetëbërjes. Durmishi theksoi se progresi i Kosovës në këto 15 vite është rezultativ dhe më i madh se mosha e shtetit. Ambasadori vlerësoj nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, në të gjitha fushat.

Më poshtë është fjala e plotë përshëndetëse e amabasadorit Durmishi për Ditën e Pavarësisë së Kosovës:

Zonja dhe zotrinj,

Ju përshëndes përzemërsisht, në emër të Ambasadës  së Republikës së Kosovës. Faleminderit që erdhët të festojmë bashkë 15 vjetorin e Shtetit të Pavarur të Kosovës. 

Festa është festë vetëm kur bëhet me  miq e  partnerë, siç jeni ju.  Të gjithë, në një mënyrë apo tjetër, keni kontribuar dhe mendoni për Kosovën. Përfitoj nga ky rast unik, që për të gjithë ju të shpreh falënderime e respekt. Mirënjohje e madhe për të gjithë ata  që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe  posaqërisht, për ata që, edhe fizikisht, ishin në krah të Kosovës, në ditët e saj më të vëshira.      

 Zonja dhe zotrinjë,

Kosova po i bën 15 vjetë shtet, por progresi është shumë më i madh se kjo moshë. Edhe për vitin që shkoi, ndonëse  në kohë krizash e sfidash globale, patem trend pozitiv, madje edhe në ekonomi, p.sh rritje rekorde të të hyrave bugjetore dhe qëndrueshmëri fiskale.  

Qeveria Kosovës po i kushton vëmendje të shtuar sundimit të ligjit. Transparency International, për vitin e  kalauar,  konstatoi ngritje cilësore për 20 vende në luftimin e korrupsionit.   

Jemi shumë mirë në muzikë, në artet vizuele dhe në kinematografi. Sportistët tanë po vazhdojnë me suksese në arenën ndërkobëtare. Gjudistja, Distria Krasniqi, këto ditë, na solli edhe një medalje ari nga Parisi. Pra, në gara e asosciacione ndërkombëtare, sjellim freski e kualitet, jo vetëm në sporte!

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Tash një vit qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së. Falënderojmë të gjithë ata  që na besuan dhe ndihmuan për këtë vendim, të shumëpritur, ndonese padrejtësisht, shumë të vonuar. Sidoqoftë, kjo nuk  lëkundi  aspak përcaktimin pro-evropian të KosovësMbështetja absolute e qytetarëve do të jetë ndihmesë e madhe. 

Republika e Kosovës aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.  Sic e dini, Kosova tashmë  vlerat e KiE dhe të BE-së i ka bërë pjesë të rendit kushtetues dhe të jetës institucionale. 

Respektojmë e zbatojmë vullnetarisht politikën e jashtme të BE-së.  Këtë e dëshmuam  edhe me rreshtimin e vendosur në krah të Ukrainës, sikurse edhe aleatët tanë Euro-Atlantik.

Po punojmë për forcim të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.  Aktualisht kemi 117 njohje, numër solid në organizatat ndërkombëtare dhe përvojë të mirë në ato rajonale. Numri i vendeve njohëse, sigurisht, nuk është ai që duam dhe që meritojmë. Por,  besojmë e presim se edhe të tjerat do të tejkalojnë paragjykimet e hezitimet, sepse faktet tregojnë se po ndërtojmë shtet me vlera e standarde të avansuara demokratike, në të gjithë parametrat.

Po ju referohem më shumë zhvillimeve pozitive, jo vetëm se kështu flitet në festa,  por se të shënuara  në kohë krizash, kanë më shumë peshë. Dëshmojnë për kontinuitet e vitalitet. Natyrisht Kosova, ka e do të ketë, edhe sfida, sic është shtimi i njohjeve tw shtetit tonw, qw mbetet detyraw serioze për politikën tonë të jashtme. Ballfaqimi me pasojat e krizave globale, poashtu. Mund të kemi edhe sfida të tjera  por, kemi edhe vullnet e vetëbesim të mjaftueshëm përpërballimin e tyre në rrugën për shtet  modern e  të prosperuar. Për këtë qëllim sublim gjithmonë do të kemi energji e gatishmëri të mjaftueshme.  

Të nderuar miq, 

Më lejoni të them dy fjalë edhe për bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri. Marrëdhënia jonë ndërshtetërore është krejt e vecantë dhe bashkëpunimi, poashtu. Mund të konstatoj, me kënaqësi e solemnisht, nivel shumë të mirë bashkëpunimi në politikë, ekonomi,  në politikë të jashtme, kulturë, në të gjitha fushat. 

Aktualisht kemi rreth 180 marrëveshje ndërshtetërore, memorandume, protokolle  bashkëpunimi. Shifra më nuk përbën  rëndësi, si tregues. Por, thënë shkurtimisht:

  1. Të gjitha fushat e bashkëpunimit tashmë  janë të mbuluara me infrastrukturë juridike që mundësojnë, lehëtsojnë  e nxisin bashkëpunim. Nuk ka asnjë pengesë. 
  1.  Disa nga këto marrëveshje  mund të cilësohen edhe si historike. P.sh vendimi për  hekurudhën Durrës – Prishtinë, porti i thatë i Prishtinës,  abetarja unike, vendkalime kufitare që më parë nuk ishin, etj.
Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Tani sfida mbetet tek cilësia  e bashkëpunimit. Në këtë drejtim na duhet , dhe besoj,  mund të bëjme më shumë.  Më më shumë prodhim, më shumë eksporte, më shumë  projekte ekonomike bazuar në komplementaritet, më shumë  këmbime kuturore, liga sportive, etj. 

Më shumë dinamikë  dhe sintoni  bashkëpunimi edhe në politikën e jashtme. 

Në politikën e  jashtme të dy vendet ndjekin parime identike. Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, përcaktimin për integrime Euro – Atlantike e kanë, jo vetëm objektiv politik, por edhe identitet shtetëror e kombëtar.     

Shqipëria, për fatin e saj të mirë dhe për kënaqësinë tonë, ka rezultate të mira në politikën e jashtme. Mjafton të përmend mandatin në KS të OKB-së, besimin për organizimin e Samitit BE – Ballkani Perendimor, hapi krucial  për negociatat me BE-në, Tirana kryeqytet evropian i rinisë, etj.  

Zonja dhe zotrinjë, miq të nderuar,

Duke përfunduar, nuk mund të lë  pa përmendur një kompliment për ju, që është edhe virtyt, pa dyshim. Për këta muaj mes jushë, në bashkëpunim me institucionet, jam bindur se  për Kosovën, si rregull,  dominon  konsensusi i  forcave politike.

Ju siguroj se edhe nga ana jonë,  është e njejta ndjesi.  Ky është qëndrim i institucional dhe, kuptohet, prioritet e përkushtim për mua si ambasador dhe për stafin tim.

Mbi këtë parim aksiomatik nuk lejojmë e nuk bëjmë kompromise.  E konsiderojmë partner, madje edhe mik, këdo që  lartëson emrin dhe imazhin  e  Shqipërisë dhe këdo që angazhohet për raporte bashkëpunimi me Kosovën.   

Kosova  gëzohet për cdo sukses të Shqipërisë. Ju këtë e dini, prandej në vend  që të zgjatëm po shërbehem me thënien e një burri të madh kosovar, nga ditët e lavdishme të idealistëve e të  trimave: “Jemi mirë kur është mirë Shqipnia”.

Të nderuar miq,

Ky është vit jubilar i pavarësisë së Kosovës. 

Sot u mblodhëm për këtë qëllim, në këtë pritje zyrtare,  ndërsa në përkushtim  përvjetorit, ju ftoj e ju pres ne aktivitete që do të bëjmë gjatë tërë vitit, këtu ose nëpër  qytete të tjera të Shqipërisë.  

Gëzuar!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *