Bota

Gjendet e vděkúr bashkëpunëtorja e ngushtë e Putinit, autoritetet ruse e cilësojnë vetȅvrasjě

Misteri rrethon vdekjen e një bashkëpunëtoreje të ngushtë të Vladimir Putin. Një zyrtare në sektorin e mbrojtjes të presidentit rus është gjetur e vdekur, pasi besohet se ka rënë nga kati i 16-të i një ndërtese nga një lartësi prej gati 48 metrash, duke lënë pas një sërë dokumentesh.

Marina Yankina, 58 vjeç, u gjet e vdekur nga një kalimtar në hyrje të ndërtesës në Shën Petersburg, pasi raportohet se ra nga dritarja.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Komiteti Hetimor Rus dhe shërbimi për shtyp i Qarkut Ushtarak Perëndimor “Fontanka” konfirmuan vdekjen e saj dhe po hetojnë shkakun e rënies së saj.

Yankina ishte një nga figurat kryesore në financimin e luftës në Ukrainë, sipas Daily Mail.

Ajo ishte kreu i departamentit të mbështetjes financiare të Ministrisë së Mbrojtjes për Qarkun Ushtarak Perëndimor, i cili është i përfshirë ngushtë në pushtimin e Ukrainës.

Para se të bashkohej me Qarkun Ushtarak Perëndimor, Yankina punoi në Shërbimin Federal të Taksave dhe gjithashtu shërbeu si Zëvendës Kryetare e Komitetit të Marrëdhënieve Pronësore të Shën Petersburgut.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Vdekja e saj misterioze i shtohet listës tashmë të gjatë të vdekjeve zyrtare gjatë sundimit të gjatë të Putinit.

Vetëm javën e kaluar, gjeneralmajor Vladimir Makarov,një gjeneral rus i shkarkuar së fundmi nga Putin, u gjet i vdekur në rrethana misterioze.

Po ashtu dhjetëra biznesmenë rusë janë gjetur të vdekur që nga fillimi i vitit 2022 në rrethana të pashpjegueshme. Shumica u karakterizuan si vetëvrasje. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *