Lajme

Deputeti britanik mbajti fjalim të fuqishëm për Kosovën, Kurti: Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë aleate e vendit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetin britanik, Alex Sobel, i cili gjatë një seance në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në favor të Kosovës.

Kurti ka thënë se Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe aleate e vendosur e Kosovës.

“Shumë faleminderit deputetit Alex Sobel, i cili foli për situatën në Kosovë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe aleate e vendosur e vendit tone”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.

Deputeti Sobel duke folur për Kosovën, ka thënë se është një shtet i ri për të cilin Mbretëria e Bashkuar ka luajtur rol të rëndësishëm për të ndaluar gjenocidin atje para 20 vitesh. Ai ka theksuar se tani situata është duke u tensionuar sërish për shkak të Rusisë, e cila qëndron pas tensioneve në rajon.

Lexo më shumë  Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë

Në videon e shpërndarë, ai dëgjohet duke treguar për një vizitë që ka zhvilluar në Kosovë gjatë vitit të kaluar bashkë me disa deputetë të tjerë dhe për takimet e realizuara me kryeministrin e Kosovës, me presidenten dhe KFOR-in, duke shtuar se ka mësuar se situata e sigurisë është përkeqësuar.

“Dua të ndaj shqetësimet e Kosovës se Serbia do të shkaktojë dhunë në Kosovë, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin në vend e rajon.”

Ai më tej ka shtuar se, “Serbia tashmë e ka bërë një gjë të tillë në Bosnje dhe Hercegovinë, përmes ‘Republikës Srbska’ dhe po tenton të njëjtën gjë edhe në Kosovë.”

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Më tej, Sobel ka thënë se “serbët në Kosovë trajtohen me respekt dhe se duhet të sigurohen marrëdhëniet midis dy etnive në Kosovë, për një Kosovë stabile.”

Deputeti ka shtuar se serbët me qëllim duan të destabilizojnë Kosovën, duke penguar edhe progresin e dialogut.

“Megjithatë, serbët me qëllim tentojnë të destabilizojnë Kosovën, duke penguar progresin e dialogut, në veçanti propozimin franko-gjerman të mbështetur nga Bashkimi Evropian.”

Deputeti, në fjalën e tij ka kujtuar edhe se zyrtarë të regjimit të sotëm në Serbi, kanë shërbyer për Millosheviqin, ndërsa ka shtuar se sipas tij, Kosova është e gatshme për kompromis.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *