Bayerni grumbullon lojtarin shqiptar për duelin e Champions-it kundër PSG-së
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimoviç është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e Champions League, që Bayern Munchen do të zhvillojë mbrëmjen e sotme ndaj PSG-së.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku është zbardhur edhe lista e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Julian Nagelsman për këtë duel.
Një vlerësim i jashtëzakonshëm për 17-vjeçarin, i cili me sa duket është një element mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës së Bayern-it.
Tre ditë më parë, Arijon Ibrahimoviçi debutoi në kampionatin gjerman me fanellën e Bayern Munchen.
Rruga Press