Bota

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët po përballen me një dilemë të madhe në front

Ministria britanike e Mbrojtjes në analizën më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë, ka njoftuar sesi imazhet satelitore tregojnë se Rusia ka rritur dukshëm pozicionet e saj mbrojtëse në Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, në veçanti në afërsi të qytetit Tarasivka.

Që nga 8 janari, Rusia vendosi fortifikime mbrojtëse midis qyteteve Vasilivka dhe Orihiv, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Pavarësisht fokusit aktual operacional në Donetsk, fokusi i Rusisë mbetet në ruajtjen e kufijve të jashtëm të vijës së saj të frontit.

Kjo dëshmohet nga ndërtimi i vazhdueshëm i fortifikimeve mbrojtëse në rajonet Zaporizhzhia dhe Luhansk, dhe vendosja e ushtrisë në këto pozicione.

Vija e frontit rus në Ukrainë është afërsisht 1,288 kilometra, dhe vija e frontit të rajonin e Zaporizhzhia nën pushtimin rus është 192 km.

SHBA-ja ka urdhëruar qytetarët e saj që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, sepse ata kërcënohen me një lloj hakmarrjeje, domethënë agjencitë ligjzbatuese të vendit mund t’i ndalojnë ose ngacmojnë në mënyrë të pajustifikueshme.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *