Bota

Ushtria amerikane rrëzon një tjetër “UFO”, i katërti këtë muaj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëzuar një tjetër objekt fluturues të paidentifikuar (UFO), këtë herë mbi liqenin Huron pranë kufirit me Kanadanë. Ky është objekti i katërt i paidentifikuar i rrëzuar këtë muaj.

Përfaqësuesja e Miçiganit në Kongresin amerikan, Elissa Slotkin, tha se objekti ishte rrëzuar nga një avion i Forcës Ajrore dhe Gardës Kombëtare. “Punë e paqme nga të gjithë ata që kryen këtë mision”, tha ajo.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Uashingtoni ka qenë në nivel të lartë alerti që prej shkatërrimit të një balone spiune kineze që fluturonte mbi qiellin amerikan më 4 shkurt. Incidenti i të dielës është i treti në tri ditë rresht ku avionët amerikanë rrëzojnë objekte të paidentifikuara. Të shtunën edhe Kanadaja njoftoi se kishte rrëzuar një tjetër mjet fluturues të paidentifikuar në hapësirën e saj ajrore.

Të dy palët, ajo amerikane dhe ajo kanadeze, po punojnë për tërheqjen e këtyre objekteve të rrëzuara, Por në Alaskë, ku u rrëzua njëri prej tyre, operacioni është ndërprerë për shkak të kushteve arktike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *