Lajme

Thirrja e Berishës: Të hënën të gjithë para Parlamentit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ditën e hënë do të ketë sërish protestë nga PD këtë herë përpara Parlamentit.

Berisha tha se demokratët janë në një mision të shenjtë kundër një kryeministri që sillet si diktator ndërsa theksoi se revolucioni vazhdon para Parlamentit, të cilin siç tha Rama e ka shndërruar në turp.

Lexo më shumë  Autobusë që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës, Hysen Durmishi jep detajet

“Jemi në mision të shenjtë kundër një shteti që sillet më keq se çdo pushtues, osman, nazist, fashist që ka njohur Shqipëria gjer sot. Edi Rama të kemi prerë biletën! Kthim pas nuk ka, misionarët si ne s’i ndalon dot asgjë. Rama e ka shndërruar Parlamentin në një turp, më keq se parlamenti i Putinit. Aty shfrytëzon çdo lloj mekanizmi për të përjashtuat përfaqësuesit tuaj. Të hënën të gjithë përpara Parlamentit, revolucioni na fton të gjithë para parlamentit. Revolucioni vazhdon, s’ka forcë që na ndalon”, tha Berisha.

Lexo më shumë  Dokumenti/ Ku del emri i Ramës në përgjimet e dosjes Balluku

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *