Nis protesta/ Këlliçi merr fjalën i pari, akuza Ramës: Ke frikë nga vota, miliona euro kanë ikur për afera korruptive
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka marrë i pari fjalën në protestën që është duke u mbajtur në sheshin para Kryeministrisë.
Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se kryen takime të fshehta me agjentë të huaj për të lënë vendin pa opozitë.
Ai shtoi se miliona euro nga arka e përbashkët e qytetarëve kanë shkuar për afera të ndryshme korruptive.
“Shqipëria sot është e derdhur në shesh. Në 103-vjetorin si kryeqytet Tirana është më e gjallë me ardhjen tuaj. Zemrat tona janë plot, kemi miq nga i gjithë vendi. Këtu është strumbullari i i të gjithë aferave që kanë marrë miliarda euro nga arka jonë e përbashkët. Para që u jepen agjentëve të huaj për të lënë vendin pa opozitë. Paguajnë se kanë frikë nga opozita, nga 14 maji dhe vota juaj. Këta fshihen se bëjnë marrëveshje të paligjshme dhe korruptive. Këtë herë ata kanë shkelur në kallo”, tha Këlliçi.
Deputeti demokrat nuk kurseu akuzat as ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se ai ka shkatërruar historinë e qytetit me ndërtime.
Rruga Press