Bota

Tërmeti shembi rezidencën me 1000 banorë, arrestohet ndërtuesi turk

Një biznesmen dhe ndërtues turk u arrestua nga prokuroria në aeroportin e Stambollit, teksa po përpiqej të largohej drejt Malit të Zi.

Mehmet Jashar Çoshkun është ndërtuesi i rezidencës Ronesans në qytetin Hatai të Turqisë, e cila u shemb si pasojë e tërmetit që goditi vendin të hënën.

Sipas mediave vendase, policia dhe prokuroria kishin marrë informacione se Çoshkun ndodhej në Stamboll dhe me vete mbante një sasi parash, të cilat do t’i përdorte për tu larguar nga Turqia.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Biznesmeni ngriti rezidencën luksoze në vitin 2013-të, por ajo u shkatërrua e gjitha nga tërmeti me magnitutë 7.7. Mbi 1000 ishte numri i banorëve të kësaj rezidence, ndërkohë që viktimat mes tyre kanë qenë të shumta.

Ekspertët vendas dhe të huaj deklarojnë se mosrespektimi i rregullave të ndërtimit shkaktoi numrin e lartë të viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *