Lajme

Me furgonë e vetura shqiptarët nisen drejt Tiranës. Me mijëra në protestë

Rreth 1100 veta janë nisur sot nga rrethi i Vlorës në drejtim të  Tiranës, simpatizantë të Partisë Demokratike që do të marrin pjesë në protestën e orës 12:00.

Nga dega e Partisë Demokratike Vlorë janë nisur rreth 850 persona teksa janë rregjistruar 120 automjete. Nga dega e Selenicës janë rregjistruar 30 automjete me një total rreth 150-170 persona.

Ndërsa nga dega e Himarës janë nisur diku tek 50-80 persona teksa janë regjistruar në degë rreth 15-20 automjete.

Nisja do të bëhet në mënyrë private teksa automjetet pjesëmarrëse në protestë janë rregjistruar fillimisht në degët përkatëse.

Ashtu si në çdo protestë të opozitës, policia e Vlorës ka vendosur postbllok për të kontrolluar automjetet në hyrje të autostradës Levan Vlorë.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Rreth 1560 simpatizantë të PD së juglindjes pritet ti bashkohen protestës së sotme.

Nisja është bërë prej orës 6 të mëngjesit të sotëm, ndërsa organizimi ka qenë diskret për shkak të frikës ndaj policisë për ndalim të mjeteve apo masave administrative. Sipas informacioneve, nisja është bërë pjesën më të madhe me mjete private, ndërsa ka patur edhe një numër të vogël autobuzash drejt Tiranës.

Përkatësisht, nga Korça nisen 400 demokratë, nga Maliqi dhe Devolli po ashtu 400, nga Pogradeci 300, dhe nga Kolonja 60 demokratë. Në komunikimet me drejtuesit e degëve, është kërkuar që detajet e nisjes të mbahen të fshehta për të mos patur probleme.

Fier/ Mbi 800 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Fier do ti bashkohen protestës së sotme të organizuar nga opozita. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike Fier, Rrapi Gjika drejt Tiranës janë nisur me automjetet e tyre private dhjetëra demokratë duke nisur që nga mbrëmja e djeshme ndërsa ka theksuar se në këtë protestë të radhës ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama janë bashkuar dhe shumë qytetarë.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Shkodër/ 3000 simpatizantë të Shkodrës i janë bashkuar thirrjes për protestë. Me mjete personale si dhe furgonë e autobus të vendosur në dispozicion nga dega e PD nisja u bë në mënyrë të organizuar nga disa pika të qytetit dhe njësive administrative.

Saranda /Të nisur me automjetet e tyre personale rreth 100 demokrat, nga Saranda janë nisur per t’ju bashkuar protestës së opozitës në orën 12:00.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *