Lajme

Protesta/ Policia: Ja rrugët që do të bllokohen sot

Pas protestës së thirrur nga Sali Berisha, policia e Tiranës ka njoftuar për bllokim të disa segmenteve rrugore, në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e saj.

Në njoftimin shpërndarë mediave thuhet se duke filluar nga ora 06:00 e ditës së sotme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në disa segmente rrugore, ndërsa bllokimi do të nisë nga ora 10:00.

Njoftimi i policisë: 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet në datën 11.02.2023, në orën 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, do të angazhojë shërbimet e Policisë, për bllokimin e qarkullimit në disa segmente rrugore, si dhe për bllokimin e pjesshëm të qarkullimit në disa segmente të tjera rrugore.

Lexo më shumë  Vajza e shefes së stafit të Trumpit është partnere në firmën që lobon për Republika Srpska

Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga ora 06:00 e datës 11.02.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 11.02.2023 deri në përfundim të tubimit. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe në segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

Lexo më shumë  Koçeku thirrje deputetëve socialistë t'i rrëzojnë Ramës reformën territoriale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *