Lajme

Qeveria e Serbisë ndëshkon zyrtarët që përdorën emrin “Republika e Kosovës”

Qeveria e Serbisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një përkthyesi dhe e ka shkarkuar shefin e zyrës për bashkëpunim me media, për shkak të një raporti të publikuar në ueb-faqen e qeverisë që Kosovës i referohej si Republikë [Republika Kosovo].

Siç thuhet në njoftimin e 9 shkurtit të Qeverisë serbe, në mbledhje është vendosur që të niset procedurë disiplinore ndaj përkthyesit, i cili thuhet se ka bërë “gabim të rëndë në përkthimin e tekstit në gjuhën angleze”.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Kosova shpalli pavarësinë më 2008, por Beogradi refuzon që ta njohë atë. Qëndrimi zyrtar i Serbisë është që Kosova është ende pjesë e saj.

Gjithashtu, është vendosur edhe që të shkarkohet shefi i zyrës për bashkëpunim me media, ku ushtruese e detyrës në këtë pozitë është caktuar Divna Vidakoviq.

Më 6 shkurt, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se në raportin ku ishte shkruar Republika e Kosovës ishte bërë gabim gjatë përkthimit. Ajo shtoi se ky gabim “është i rëndë dhe i pafalshëm i përkthyesit”. Ajo tha se kjo përmbajtja ishte larguar menjëherë nga ueb-faqja e Qeverisë serbe.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *