Zelensky: Disa liderë të BE-së janë të gatshëm t’i japin aeroplanë Ukrainës
Disa liderë të Bashkimit Evropian kanë thënë se janë të gatshëm t’i ofrojnë aeroplanë Ukrainës për ta ndihmuar të luftojë kundër Rusisë, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Evropa do të jetë me ne deri në fitoren tonë. E kam dëgjuar nga një numër liderësh evropianë… për gatishmërinë që të na japin armë dhe mbështetjen e nevojshme, duke përfshirë edhe aeroplanët”, tha Zelensky në një konferencë shtypi në Bruksel.
“Unë kam një numër të dyanshëm tani, ne do të ngremë çështjen e aeroplanëve luftarakë dhe të tjerëve”, shtoi ai, raporton skynews.
Orbán can’t even muster the decency to applaud the leader of a nation being wiped off the earth by Russia.
— Guy Verhofstadt (@guyverhofstadt) February 9, 2023
The spirit of ’56 has left Hungary’s regime for good… https://t.co/vitGP53ix8
Pak më parë, shefi i shtabit të të parit të shtetit ukrainas, Andriy Yermak, shkroi në mediat sociale, “Çështja e armëve me rreze të gjatë dhe aeroplanëve luftarakë për Ukrainën është zgjidhur. Detaje ende për t’u ndjekur”, deklaroi ukrainasi.
Theksojmë se presidenti ukrainas gjatë 48 orëve të fundit ka takuar kryeministrat britanik dhe gjerman, Rishi Sunak, përkatësisht Olaf Scholz si dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Rruga Press