Tërmeti në Turqi/ Ekipi i Shqipërisë i kërkim-shpëtimit lokalizon me kamera termike 25 persona nën rrënoja
Ekipi shqiptar i shpëtimit ka mundur të lokalizojë rreth 25 persona të cilët kanë mbetur nën rrënojat e një hoteli të shembur nga tërmeti I tre ditëve me parë në Malatya të Turqisë.
Me anë të kamerave termike ushtarakët shqiptarë kanë mundur të lokalizojnë 25 persona, 8 prej të cilëve janë gjetur dhe po mundohen t’i nxjerrin.
Ekipet po gërmojën edhe më dorë që mund t’i nxjerrin ata që kanë mbetur nën rrënoja tashmë prej tre ditësh.
Orët në vijim janë kritike për të mbijetuarit nën rrënoja, pasi veç dëmtimeve të marra, mungesës së ajrit dhe ushqimit, po përballen edhe me të ftohtin e acartë.
Rruga Press