Biden: Putin e ka humbur tashmë luftën në Ukrainë
Presidenti amerikan Joe Biden, ka siguruar se mbështetja për Ukrainën nuk do të ndalet.
Gjithashtu ai është shprehur se presidenti rus, Vladimir Putin e ka humbur luftën.
“Vladimir Putin ka humbur tashmë në Ukrainë; ai mendoi se me pushtimin do të mirëpritet nga të gjithë ata që flasin rusisht. Pastaj mendoi se NATO nuk do të bënte asgjë, se do të kishte frikë të vepronte, por gaboi. Sigurojmë se mbështetja për Ukrainën nuk do mungojë”, tha Biden.
Rruga Press