Shkon mbi 15,000 numri i viktimave në Turqi e Siri. Ekipet e kërkimit luftojnë në kushte të vështira
Numri i viktimave nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës ka shkuar në më shumë se 15,000.
Ekipet e kërkim – shpëtimit po luftojnë me kushtet e vështira atmosferike për të gjetur të mbijetuarit në rrënoja.
Ditën e djeshme presidenti turk Erdogan pranoi “mangësitë” për reagimin e shtetit, por këmbënguli se situata tani ishte nën kontroll.
Ndërkohë OBSH ka rritur përgjegjësinë e saj në Siri dhe Turqi sepse sëmundjet tashmë të pranishme në këto shtete pritet të përforcohen pas tërmetit.
Rruga Press