Uncategorized

Atë që s’e thotë Vuciqi, e thotë media proqeveritare “Politika”

Nga Rilind Dauti

Atë që nuk mund ta thotë publikisht Vuçiqi, e ka thënë mediumi serb me ndikim “Politika”. Më mirë secili të tërën ta lexojë vet, por ja në pika përmbledhëse e gjithë strategjia serbe për Kosovën pas pranimit eventual të planit franko-gjerman:

-“Të blihet kohë dhe paqe e domosdoshme, dhe të presim shanse më të mira”. (Për ta kthyer Kosovën me luftë.)

-Anëtarësimi i Kosovës në OKB edhe ashtu nuk mvaret nga Serbia, por nga Rusia dhe Kina.

-Mund të vazhdojmë me dëmtimin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare: një e themi publikisht dhe tjetër bëjmë fshehtazi. (“Kjo është diplomaci e zhdërvjellët”).

-Amerika mund t’i braktisë shqiptarët siç i braktisi “shërbëtorët lokalë” në Afganistan, Irak, dhe Vietnam. (Dhe këtu është shansi i Serbisë për ta kthyer Kosovën me luftë.)

-Nuk ka marrëveshje që zgjatë përgjithmonë. (Dhe këtu është shansi i Serbisë për ta kthyer Kosovën me luftë.)

*
Strategjia serbe është shumë e qartë, dhe Perëndimi do ta ndihmojë (nëse jo direkt ta mundësojë) realizimin e saj: le të nxjerrim sa më shumë lëshime nga shqiptarët, Kosova le të anëtarësohet edhe në OKB, por Serbia nuk do ta njohë asnjëherë dhe herëdo-kurëdo do ta kthejë me luftë.

Perëndimi u bën presion shqiptarëve të bëjnë lëshime për diçka që te Serbia nuk do ndryshojë asgjë. Nëse ua dëshirojnë të mirën shqiptarëve të Kosovës, përse nuk e lejojnë zgjidhjen përmes së cilës shqiptarët do të bëheshin më të fuqishëm që vet Serbisë t’ia pamundësojnë strategjinë për kthim të Kosovës me luftë?!

Pjesë e shkëputur nga artikulli i medias serbe “Politika”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *