Lajme

Mehaj publikon pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit të FSK-së në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Turqi.

Siç ka bërë të ditur ai, trupat e Kosovës po realizojnë me sukses të lartë këtë operacion pas tërmetit shkatërrues.

Tutje, Mehaj ka thënë se kontingjenti i FSK-së që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve nën gërmadha.

“Specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Lexo më shumë  Nuk ka më terminale doganore private në Kosovë, të gjitha shtetërore

Rajoni Hatay në Turqi ku po operojnë njësitet e FSK-së është më i godituri, me të paktën 872 njerëz të vrarë.

Ndërkohë, numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në 11 mijë, derisa ekspertët paralajmërojnë që kjo shifër do të rritet akoma.

Deri më tani nuk dihet numri i saktë i qytetarëve sirianë që humbën jetën nga tërmeti, për faktin se disa zona kontrollohen nga rebelët dhe ekipet e shpëtimit po hezitojnë të nisen atje.

Lexo më shumë  Peci njofton subvencion për fermerët: 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar

Në anën tjetër, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili po viziton zonat e prekura turke nga tërmeti, ka njoftuar se deri më tani kanë humbur jetën 8 mijë e 754 persona.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *