Lajme

Bussines Insider/ Dyshimet si u korruptua McGonigal

Çështja McGonigal nuk është një punë spiunazhi, por një aferë korrupsioni. Ky është konkluzioni që nxjer në një shkrim të ri të botuar së fundi Bussines Insider. Me këtë pistë, që e theksonte tre ditë më parë edhe CNN hidhet poshtë pretendim i shumë këmbëngulur nga mbrojtësit e rilindjes në Tiranë të cilët e mbështesnin aryetimin e tyre në faktin se përderisa ish zyrtari i lartë i FBI-së nuk akuzohej për korrupsion, si rrjedhim nuk ka pasur as kurruptues nga Tirana.

“McGonigal nuk u akuzua për spiunazh, aktualisht nuk ka asnjë provë që ai ta ketë kryer këtë krim ndonëse një burim i FBI tha për Insider se hetimi është në vazhdim. Një person i dytë, i njohur me hetimin, tha se divizioni i kundërzbulimit të FBI-së dukej i sigurt se çështja McGonigal ka të bëjë me korrupsionin dhe asgjë më sumë. Fakti që prokurorët ranë dakord të lironin McGonigal me një garanci prej 500 mijë dollarësh, sugjeron gjithashtu se drejtësia nuk mendon se ai ishte i përfshirë në spiunazh, pasi përndryshe nuk do ta kishte lënë të hetohej në gjendje të lirë”, thuhet në artikull . 

“Në Shqipëri, McGonigal akuzohet se është përfshirë në shkëmbimin e parave për favore, duke u mbështetur në marrëdhëniet e tij me zyrtarët amerikanë dhe kryeministrin shqiptar për të dhënë rezultatet që donin klientët e tij. Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti lobues nën tryezë, ndodhi kur ai ishte ende në FBI”, nënvizon Bussines Insider .

Kjo media duket që ka sërish si burim kryesor ish të dashurën e tradhëtuar të McGonigal, Allison Guerriero e cila ka kujtuar ditën kur ish i dashuri i saj Charles McGonigal, bleu një telefon të dytë. FBI sapo kishte urdhëruar stafin e saj të fshinte WhatsApp-in nga telefonat e tyre dhe McGonigal ishte në panik.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

“Duke qenë një nga drejtuesit kryesorë të FBI-së në New York ai nuk mund t’i dërgonte mesazhe të koduara kujtdo. Ky ishte një problem për të. Gurriero nuk e dinte saktësisht se për çfarë e përdorte McGonigal ëhatsApp-in, pasi ai nuk foli kurrë me këtë, me anë të kësaj platforme komunikimi, pavarësisht se qëndronte vazhdimisht aktiv.

McGonigal doli dhe bleu një iPhone të dytë për ta përdorur atë. Të dy celularët i merrte kudo me vete. Guerriero e ngacmonte shpesh partnerin e saj për këtë duke i bërë pyetje të ndryshme. “Çfarë je ti, një tregtar droge tani?. Por ajo nuk e mori vesh kurrë të vërtetën.

Ai i tha asaj se i duhet celulari i dytë për të komunikuar me burimet e tij për disa arsye për të cilat ai nuk mund të komunikonte për numrit kryesor që mbante” shkruan “BI”.

Akuza e korrupsionit nuk përmendet vetëm për lidhjet shqiptare, por edhe për ato ruse ku ish e dashura kujton se zyrtari i FBI-së qërasje herë pas here me zarfa me para. “Ata të dy shpesh kalonin natën në apartamentin e tij me një dhomë kopshti në lagjen Tony Park Slope të Brooklyn. Ai kishte një familje në periferi të Maryland, por kishte kaluar pothuajse të gjithë kohën e tij në Neë York City që nga tetori 2016, kur u gradua në krye të kundërzbulimit në zyrën në terren të FBI-së. McGonigal i kishte premtuar Guerriero-s se martesa e tij do të përfundonte së shpejti. iPhone nuk ishte e vetmja gjë misterioze që ajo pa gjatë kohës që dilte me McGonigal. Ajo kishte vënë re zarfet e mbyllura që shkëmbeheshin kur darkonin me një mikun e tij, një burrë të moshuar të quajtur Sergej Shestakov.

Lexo më shumë  Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut

Shestakov kishte qenë dikur një diplomat i lartë sovjetik në Nju Jork, i vendosur në Kombet e Bashkuara. Guerriero nuk ishte e sigurt se si ishin takuar, por ajo tha se të dy silleshin sikur e njihnin njëri-tjetrin prej vitesh. Shestakov ishte një shtetas amerikan që punonte si përkthyes për gjykatat federale. Guerriero dhe McGonigal bashkoheshin me Shestakovin dhe gruan e tij. Ajo kurrë nuk e pa McGonigal të paguajë. Dy burrat bënin biseda për trafikun dhe motin. Shestakov e pyeste McGonigal për fëmijët e tij. Pastaj, tha Guerriero, në mes të darkës, Shestakov i dha rastësisht McGonigal një zarf.

Ndodhi tre ose katër herë që nga mesi i vitit 2017 deri në fund të 2018. Zarfet kalonin gjithmonë nga Shestakov te McGonigal, jo anasjelltas. Dhe Shestakov, kujton Guerriero, do të merrte gjithmonë faturën”.

Në këtë artikull hetohet vetëm ana korruptive e aktivitetit të Charls McGonigal dhe nuk i kushtohet aspak vëmendje pistës së përdorimit të tij nga kryeministri shqiptar, kundër opozitës dhe për hetimin e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *