Lajme

Në Gjermani do të protestohet kundër Asociacionit

Një protestë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të mbahet në Berlin të Gjermanisë të shtunën e 11 shkurtit, kanë bërë të ditur aktivistë e shoqata të bashkatdhetarëve në Gjermani.

Në thirrjen e aktivistëve është thënë se “qëllimi i protestës është se sensibilizimi i opinionit për rrezikun që paraqet themelimi i enklavave njëetnike (serbe) përkatësisht themelimi edhe i një Republika Srpska, për Kosovën dhe tërë rajonin”.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Protesta është përkrahur edhe nga qendra e Vetëvendosjes në Gjermani.

“Në Berlin, të shtunën, më 11.02.2023, në ora 14:00, do të mbahet një protestë kundër themelimit të asociacionit të ashtuquajtur ‘Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe’. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjermani mbështet këtë organizim të aktivistëve dhe shoqatave të ndryshme. Ne bëjmë thirrje për të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe mërgatës shqiptare që të bashkohen me këtë protestë. Qëllimi i protestës është të sensibilizojë shoqërinë gjermane për rrezikun që paraqet themelimi i asociacionit bazuar në baza etnike”, thuhet në njoftimin e VV-së në Gjermani.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Kundër formimit të Asociacionit do të protestohet edhe në Prishtinë më 15 shkurt. Protesta është organizuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *