Bota

Seizmologu italian: Turqia ka lëvizur për tri metra

Profesori italian Carlo Doglioni, presidenti i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ka thënë se zhvendosja e pllakave tektonike që ka shkaktuar tërmetet në Turqi, ka bërë që shteti të lëviz për rreth tri metra.

“Ajo që e quajmë ‘pllakë arabike’ ka lëvizur rreth tri metra përgjatë drejtimit verilindor-jugperëndimor, në relacion me pllakën anadollake”

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Ai ka shtuar se ka pasur një zhvendosje të më shumë se tre metrave për përafërsisht 160 km.

Sipas tij, shumica e Turqisë qëndron në pllakën anadollake, mirëpo Turqia jugperëndimore kalon në pllakën Arabike, përreth Sirisë.

Më shumë se 5,000 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra mijëra të tjerë të lënduar si pasojë e tërmetit me shkallë prej 7,8 të Rihterit i cili ka goditur Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore mëngjesin e së hënës.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar më shumë se 5,700 ndërtesa vetëm në Turqi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *