Lajme

Tërmeti/ Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt Turqisë, nënshkruhet autorizimi për operacionin ndërkombëtar humanitar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar autorizimin për të dërguar trupa të FSK-së në operacion ndërkombëtar humanitar në Turqi, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Turqia është goditur nga tërmete të fuqishme të hënën, përfshirë një 7.8 ballë Rihter. Ky tërmet shkaktoi vdekjen e mbi 2300 personave në Turqi e Siri.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Tërmeti goditi në mëngjesin e të hënës në Gaziantep. Ndërsa pati edhe pasgoditje të tjera të fuqishme.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat e saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme. Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet nga Presidenca.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Edhe Shqipëria ka nisur mjekë e specialistë për në Turqi në mision humanitar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *