Lajme

Eksportet e Kosovës drejt Gjermanisë rriten me 42%

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka bërë të ditur se për vitin 2022 janë rritur eksportet e Kosovës drejt Gjermanisë për 42.6% në krahasim me vitin paraprak.

Po ashtu, importi nga Gjermania është rritur për 0.5%. Shifrat zyrtare janë të përpunuara nga Dogana e Kosovës. Ky po konsiderohet si trend pozitiv i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve dhe rritjes së prezencës së kompanive kosovare në Gjermani nga Drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani.

Kjo është komunikata e plotë:

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Shënon rritje eksporti në drejtim të Gjermanisë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, pas përpunimit të të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, ka vërejtur se eksporti nga Kosova në drejtim të Gjermanisë ka shënuar rritje për 42.6% në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Ndërsa, importi nga Gjermania në drejtim të Kosovës ka shënuar rritje për 0.5%.

Eksporti nga Kosova në Gjermani në vitin 2022 ishte në vlerë 87.3 milionë Euro përderisa në vitin 2021 ishte 61.2 milionë Euro. Ndërsa, importi nga Kosova në Gjermani në vitin 2022 ishte në vlerë 609.8 milionë Euro përderisa në vitin 2021 ishte 606.5 milionë Euro.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Produktet më të eksportuara në vitin 2022 ishin: plastika dhe artikuj prej tyre, artikuj prej gizës e çelikut dhe mobileritë.

Drejtoresha Ekzekutive e OEGJK-së, Nora Hasani, konsideron se ky është një trend pozitiv në marrëdhëniet tregtare në mes të dy vendeve dhe rritje e prezencës së kompanive kosovare në tregun gjerman.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *