Driton Kuka pas suksesit të Distria Krasniqit: Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip!
Një tjetër medalje për Kosovën në sportin e xhudos nga garat ndërkombëtare.
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023, pasi që në finale e mposhti xhudisten hungareze, Reka Pupp. Për xhudisten tonë ky ishte Grand Slami numër katër i fituar në Paris.
Tani, për këtë sukses të Distrias ka reaguar edhe Driton Kuka, i cili tha se plot 12.000 shikues e respektuan sot shtetin e vogël, por të fuqishëm të Kosovës.
“Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip! Titulli i shtatë me radhë në Grand Slamin e Parisit për Kosovën tonë. Distria Krasniqi sot ishte tjetër nivel! E artë e mrekullueshme me performancë fantastike!”.
“Bercy Accor Arena e stërmbushur sot me rreth 12.000 shikues do respektoj shtetin e vogël por të fuqishëm të Kosoves”, shkroi Kuka në “Facebook”.
Rruga Press