Bota

Gjermania konfirmon miratimin e lejes për dorëzimin e tankeve “Leopard 1” në Ukrainë

Gjermania ka miratuar eksportin e tankeve të tipit “Leopard 1” në Ukrainë nga rezervat e saja industriale, konfirmoi një zëdhënës i qeverisë në një konferencë për media në Berlin të premten.

“Mund të konfirmoj se është lëshuar leja e eksportit”, tha zëdhënësi. Ai nuk pranoi të komentojë se sa tanke do të eksportohen.

Siç shkruan Reuters, gazeta gjermane SZ më herët raportoi se kompanitë Rheinmetall dhe Flensburger Fahrzeugbau Gesellschaft janë gati të rilokojnë dhjetëra tanke “Leopard 1” në mënyrë që t’i dorëzojnë ato në Ukrainë për të luftuar pushtimin rus.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Berlini ka thënë tashmë se do t’i japë Ukrainës 14 tanke “Leopard 2” nga rezervat e tij ushtarake.

I prezantuar për herë të parë në shërbim në vitet 1960, “Leopard 1” është paraardhësi i “Leopard 2”, i cili është i vendosur gjerësisht në ushtritë e të gjithë Evropës.

Tanku “Leopard 2” konsiderohet si një nga më të mirët në vendet perëndimore. Kompania gjermane e mbrojtjes Krauss-Maffei Wegmann ka prodhuar më shumë se 3,500 tanke “Leopard 2” që nga fillimi i prodhimit në vitin 1978.

Rreth 20 vende aktualisht përdorin “Leopard 2”.

Lexo më shumë  “Erë tradhtie”, protestë në Sllovaki pas vizitës së kryeministrit Fico në Rusi

Kjo do të thotë se disa vende mund të japin disa prej rezervave të tyre për të mbështetur Ukrainën.

Ndër vendet që përdorin “Leopard” janë: Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Holanda, Norvegjia, Austria, Polonia, Spanja, Suedia dhe Turqia.

Muajin e kaluar, Gjermania ra dakord të dërgonte tanket e saj në Ukrainë pas javësh presioni nga Kievi dhe aleatët e saj evropianë.

Sipas ligjit gjerman, Berlini duhet të miratojë eksportin e tankeve edhe në rastet kur vendet e tjera që i kanë blerë duan t’i rieksportojnë./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *