Argument

(Video) Shpërthen shovenizmi i Vuçiqit në parlamentin serb, shpreh mllef pse Albin Kurti u lirua nga burgu serb, kur ishte i burgosur politik dhe 1800 shqiptarë të tjerë

Në parlamentin serb shpërtheu haptazi shovenizmi nga presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiq kur ky i fundit mes brohoritjeve nga deputetët e opozitës dhe atyre mbështetëse nga deputetët e partisë së tij tregoi një letër që po mbante në duar.

Vuçiqi ka treguar sot në Kuvendin e Serbisë në një seancë speciale për Kosovën, vendimin me të cilin është liruar Albin Kurtin nga burgu i Serbisë, në vitin 2001 dhe 1800 shqiptarë të tjerë nga Kosova. Ai fajson ish-presidentin serb Vojisllav Koshtunica për lirimin nga burgu.

“Këtu kam, të dashur qytetarë…Vojisllav Koshturica. Ky është vendimi: 7 dhjetor i vitit 2021. Albin Zaim Kurti lirohet nga ndjekja penale dhe dënimi, nga i njëjti “hero” (Koshturica), si ky “hero” këtu. Kjo është lista e 1800 atyre nga Kosova që u liruan nga ndjekja dhe dënimi i mëtejshëm. Po i lexojmë: Ruzhdi Abazi, Ramadan Avdiu, Ademaj Halil…Kështu e ka mbrojtur interesin serb.”, u shpreh presidenti i Serbisë pa asnjë pendesë dhe turp se në nënteks po tregonte dëshirën që kryeministri i Kosovës të ishte mbajtur në burg si i burgosur politik, bashkë me 1800 shqiptarë të tjerë.

Ndoshta Vuçiqi e ka peng që regjimi ku ai ishte pjesëtar nuk e vrau Albin Kurtin në burg dhe për të folur publikisht për këtë në Serbi, edhe nga presidenti i vendit, nuk përbën problem. Por ky fjalim duhet të alarmojë gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Fjalët e presidentit serb akuzojnë partinë e Koshturicës që liruan Kurtin nga burgu, pas trysnisë ndërkombëtare aso kohe dhe kjo shpreh dëshirën e tij që kryeministri i Kosovës të mbahej në burgjet serbe si Ukshin Hoti, të cilin më pas e vranë dhe trupi i tij është akoma i zhdukur.

Pas këtij fjalimi të rëndë duhet një reagim edhe më i rëndë nga komuniteti ndërkombëtar dhe pezullim pa afat i çfarëdo lloj dialogu, sepse nuk mund të dialogohet me një president që jo vetëm nuk kërkon falje për mbushjen e burgjeve serbe me shqiptarë të burgosur politik, por shpreh edhe keqardhje që kryeministri i Kosovës nuk dergjet në burgjet e shtetit të tij gjenocidal.

Këtij lloj presidenti, komuniteti ndërkombëtar dëshiron t’i japë Asociacion të Komunave Serbe në Kosovë, duke ushtruar presion mbi qeverinë e Kosovës.

Ky fjalim është rikonfirmim i një mijë arsyeve pse ai Asociacion ka nga pas projektin shovenist dhe shkëputës nga pas, e si i tillë do të refuzohet.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *