Charli i FBI-së si rrobaqepësi i Andersenit
Nga Klodian Tomorri
Ora News publikoi nje lajm se Çarli i FBI-se ka marre miliona euro nga biznesmeni me i madh i vendit. Ne fakt, e verteta nuk eshte vetem aq. Nuk eshte vetem njeri. Jane dhe shume te tjere, biznesmene dhe politikane, qe e hengren kollaren. Çarli ngriti ne Shqiperi sistemin me te bukur te gjobevenies, qe ka pare ndonjehere historia e njerezimit. I griu te gjithe.
Te paret qe e hengren kollaren e Çarlit, ishin biznesmenet, te cilet nuk marrin dot viza per ne SHBA. Per shkak se ne kete kategori hyjne praktikisht te gjithe biznesmenet me te medhenj te Shqiperise, Çarli nuhati nje mundesi te arte. Keta i keputi te gjithe me premtimin se do u nxirrte viza dhe do u rregullonte marredheniet me SHBA-ne.
Shoku me i ngushte i Çarlit ketu ishte djali i nje prej biznesmeneve me te fuqishem te vendit, i cili thoshte sa shume e do Çarli djalin tim. Nejse. Pasi palosi biznesmenet filloi me politikanet.
Nje politikani te rendesishem ne nje qytet afer Tiranes i mori miliona duke i premtuar se do t’i hiqte damken tek Departamenti i Shtetit. Te tjereve, qe nuk i kishin punet mire me SHBA-te, u ka marre leke duke u premtuar se do t’i rehabilitonte. Te tjereve akoma, u ka marre leke duke u premtuar se do u siguronte vizita dhe takime te rendesishme ne SHBA.
Njesoj si tek perralla e Andersenit me rrobat e mbretit. Çarli ja u qepi kostumin te gjithe ketyre. Dhe i nxorri te gjithe lakuriq si lolo. Ja, kjo eshte elita e Shqiperise.
Rruga Press