Lajme

“Drejtësisë shqiptare i takon ta marrë Ramën të pandehur”

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi thotë se drejtësia shqiptare duhet të marrë të pandehur kryeministrin Edi Rama për skandalin e McGonigal.

Ai tha se PD ka gati kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor dhe do të dorëzohet nesër.

Boçi: Tashmë drejtësia amerikane e ka thënë fjalën e saj, Rama me bashkëpunëtorët e tij është i hetuar. I takon drejtësisë shqiptare ta marrë të pandehur dhe të kërkojë dënimin e tij sipas veprave të shumta penale që ka në kurriz

Politikisht ne si grup parlamentar do të kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor me firmat e shumicës së deputetëve me qëllim që të zbardhim këtë skandal të frymëzuar, iniciuar dhe realizuar nga Rama, kërkesa është gati dhe i dorëzohet nesër seancës pas marrjes së firmave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *